Zemra-Chat - Rregullorja

Regullorja e web-faqes Zemra-Chat.com

Regullorja është etiketë e të gjithë Vizitorve/chatistve (biseduesve) në internet nga e tërë bota. Ajo përmban informacione se si duhet të sillemi dhe se çka mund të presim nga bashkëbiseduesit e tjerë në chat apo në forum...


1. Parasëgjithash duhet të tregoni respekt ndaj bashkëbiseduesve të tjerë në chat. Nëse dikush nuk ju respekton, apo edhe ju injoron ju preferojmë që me të tillët të mos diskutoni fare, aq më tepër mos u shërbeni me fjalë fyese me të cilat do mund t'i bezdisni edhe bashkëbiseduesit e tjerë.


2. Kur dëshironi të bisedoni me një përson, të njejtit drejtuhuni direkt. Lajmërimet që nuk i adresohen përsonalisht askujt, nuk është e thëne doemos të përgjigjen, ndërsa po që se ju doni të ju drejtoheni dikujtë, atëherë ata në shumicën e rasteve ju përgjigjen (Vetëm po që se ka ndonjë arsye për të mos e bër këtë).


3. Kur të bisedoni me tjerë bëni këtë me mirësjellje. Pa ofendime dhe provokime!!!


4. Nëse keni ndonjë pyetje atëherë pyetni, por pa fyerje... shumica edhe do të përgjigjën, e nëse pyetja juaj është private/personale, ata do të tregojnë këtë në mënyrë shoqërore. Pyetjet janë një rrugë e mirë për të filluar/hapur një bisedë, shumica edhe ju ndihmojnë të rinjëve më dëshirë!


5. Po qëse dikush hynë dhe që në fillim fillon të fyej, injorimi është zgjidhja më e mirë, mirëpo po që së shqetësoheni dhe tregoheni të mospërmbajtur publikisht ndaj të pandërgjëshmive kjo edhe ashtu do t'i godet ata, dhe të tillët shpejtë mërziten dhe shumë shpejtë largohen... Por nëse ai person të pengon së tepermi atherë kontakto ndonjërin prej operatorëve/moderatorve ose shkruaj një e-mail admistratorit të web-faqes e ai do ti ndërramarrë masat e duhura.


6. Bëni gjithmonë një bisedë normale. Të ndaluara janë sidomos fjalët ofenduese si dhe përdorimi i shenjave të jozakonshme (siq janë *,^,_,....) dhe zgjatja e fjalëve (psh. aaaaaaaaaaaaaaaaa..........) me pika, vizatime dhe shenjat që nuk nevojiten në bisedën me të tjerët. Duhet të keni mirëkuptim pasi që gjenden shumë persona në chat dhe të gjithë dëshirojnë të shkruajnë dhe të kuptojnë bisedën që bëhet.


7. Niku/Emri (Pseudonimi) që zgjedhni për paraqitjen në Chat mos të jetë ofendues/fyes dhe mos të provokojë të tjerët. Këtu duhet të keni parasysh që ka edhe pjesmarrës familjar dhe në moshë të re.
Me rëndsi është që Niku/Emri (Pseodonimi apo Emrin) që e zgjedhni gjatë regjistrimit të ken domethënjen e një Emri. Nuk lejohen Niku/Emri (Pseodonimi) qe ka të bëj me një thënje apo fjali si përshembull: "të dua" ose "jom i/e dashuruar" etj... gjithëashtu është e ndaluar të përdoren në fillim të Nikut/Emrit ndonjë shej apo numer... si shembull: °!"§$%&/()=?`*'_:;0123456789,.-#+´ etj... Kurse nëse gjatë regjistrimit të Nikut/Emrit tuj, ju paraqitet që Niku/Emri që keni zgjedh është në përdorim... atëher ju lutem shtojani në mbarim një shtes e cila dallon shumë kjart nga Niku/Emri i cili është në përdorim. Shembul se si mund të behet një shtesë për ndryshim të dalluar:

Emri/Niku: Adelinaështë në përdorim dhe ju keni deshir ta zgjedhni këtë Nik/Emer, atëher ju mundeni ta merrni këte shtesë Adelina_1989 ose Adelina_2009 apo Adelina_20 etj... POR JO këtë ndryshim: Adelina. ose Adelinaa apo Adelina_ etj...
Këto ndryshime jon shumë të pa ndalluara nga Niku/Emri që është regjistruar para Nikut tuaj dhe për shkakë të mos keqpërdoren Nikat/Emrat apo të mos ngatërrohen njëri me tjetrin Nik/Emer DUHET të ken një dallim të kjart.


8. Fotografin që Ju zgjedhni për profilin e Juaj, duhet të jen fotografi e Juaj personale ose nëse merrni fotografin në ndonjë web-faqe atëher ju lutem para se të publikoni atë foto në profilin Tuaj. Konsultohuni njëher me Pronarin e asaj web-faqe apo me atë person që i takon fotografija. Ne nuk marrim përgjegjësi nëse Ju keqpërdorni ndonjë "LICENC" gjatë përdorimit të ndonjë fotografije që nuk është e Juaj. Dotë thotë që në këtë rast denoheni Ju sipas Ligjit...


9. Ju lutemi mos përdorni fjalë politike si psh. UÇK, Rugova, Thaqi, LDK, PDK. Eksperienca tregon që këto shpeshherë shkaktojnë grindje mes vizitorëve të cilat përfundojnë në fyerje dhe kërcënime!!!


10. Mos u mashtroni të besoni se jeni të mbështjellur me anonimitet të skajshëm, sepse çdo Chat-Server ka mundësi posedimi të IP- adresave tuaja dhe shumica i ruajnë vizitorët në një File. IP-adresa juaj tregon Providerin ku ju jeni të regjistruar, gjë që aty i keni të shënuara të gjitha të dhënat tuaja personale...


11. Përveq gjuhës shqipe nuk lejohen gjuhët e huaja. Ju lusim për mirëkuptim...


12. Poashtu ndalohet rrepsisht reklamimi i tjerë serverave apo web-faqe dhe keqpërdorimi me clones, flood dhe sulmeve tjera!!!

 

>>> Kliko këtu për ti lexuar të gjitha rregullat e web-faqes Zemra-Chat.com (momentalish vetum në gjermanisht)

Vazhdo këtu në Zemra-Chat